Një javë më parë me anë të një postim në llogarinë e saj në Instagram, Ana Kauri njoftoi që i është nënshtruar një rinoplastije – ndërhyrje estetike në hundë, njofton Insajderi.
Ajo ndau një foto ku akoma shihet në fasha dhe shkruan: “Hej miq, doja të ndaja këtë sekretin me ju”.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” aktivizoi edhe opsionin që ndjekësit të kishin mundësi të bënin pyetje.
Ana zbuloi se nuk kishte as dy ditë që ka kryer ndërhyrjen, dhe nuk ka aspak dhimbje por vetëm siklet gjatë natës së parë, për shkak të tamponëve.
Një javë do të duhej që ajo të heqë fashot dhe tamponët për të parë më shumë rezulatatet post-operacion. Gjithashtu në një tjetër postim ajo pohoi se ka nxirje pas ndërhyrjes, po është diçka që do kalojë në një kohë të shkurtër.
Tani, java ka kaluar, dhe Ana është gati t’u tregojë ndjekësve të saj ‘hundën e re’. Ajo publikoi një video në llogarinë e saj, ku shihet pa fasha dhe nuk ka mbetur asnjë e nxirë në fytyrën e saj. /Insajderi.com