Ish-konkurentja e “Për’puthen”, Diana Lleshi (Ana), ka lansuar projektin e parë të saj muzikor, të shoqëruar me videoklip, ku pjesë e tij është Atdhe Xheravina, ish-konkurenti i programit, njofton Insajderi.
Para disa ditësh këngëtarja erdhi me paralajmërimin për këngën që mban titullin “DEAL”, e cila tani më është në kanalin e Anës në YouTube, e që po dëgjohet dhe po merr shumë shpërndarje.
A është diss?
Nga teksti që përmaban “DEAL”, ai është një diss i hedhur kundrejt dikujt, por kujt i është dedikuar mbetet për t’u parë nga reagimet që mund të kenë yjet e hip-hopit.
Duke mos harruar se kënga është realizuar në bashkëpunim me Max Production, dhe siç ka lajmëruar Ana nuk do të ndalet me projekte të reja, kështu që presim nga ajo. /Insajderi.com