Ana Lleshi nuk gjeti dashurinë në “Për’puthen” por punën po

Ana Lleshi nuk gjeti dashurinë në “Për’puthen” por punën po
Burimi i fotografisë: Instagram

Ana Lleshi nuk ishte vajza e parë që doli nga emisioni i dashurisë, por dalja e saj ishte më e bujshmja në të gjithë muajt që po zhvillohej “Për’puthen”, njofton Insajderi.

Pas disa fotografive që njëri nga ish-konkurrentët, Arjon Luli publikoi, e penalizuan atë dhe u përjashtua nga emisioni.

Pak javë më vonë, ajo nisi të shfaqej në intervista televizive, pastaj po në të njëjtën shtëpi ku po kërkonte dashurinë, në “Top Channel”, nisi të ishte pjesë e panelit të emisionit “Në trotuar”.

Nuk do të shkonte gjatë, dhe ajo zuri vend si opinioniste në “Përputhen Prime”, që transmetohet çdo të diel. Përveç saj, vend zuri edhe Shqipe Hysenaj krah Arjan Konomit.

Ky ndryshim ka ngritur shumë diskutime në rrjete sociale dhe ishte autorja e vetë programit, Olsa Muhameti nga e cila mësuam se Ana është zyrtarisht pjesë e stafit realizues të “Për’puthen”.

“Qfar osht tu ndodh me Ana 1 që është gjithkund në prapaskenë me ju dhe në xhirimet e takimeve?”, e pyeti Olsën një nga ndjekësit në Instagram.

“Le ta themi dhe këtë…@callmebeba është zyrtarisht pjesë e stafit realizues të “Për’puthen”, u përgjigj ajo.

Autorja nuk dha detaje të mëtejshme për të qartësuar më shumë natyrën e punës së saj, por duke parë se Ana është paraqitur si opinioniste në dy episode të “Për’puthen Prime”, na lë të kuptojmë se aty do të qëndrojë edhe për disa kohë. /Insajderi.com