Ana Lleshi pushohet nga puna në “Për’puthen”?

Ana Lleshi pushohet nga puna në “Për’puthen”?

Ana Lleshi nuk ishte vajza e parë që doli nga emisioni i dashurisë, por dalja e saj ishte më e bujshmja në të gjithë muajt që po zhvillohej “Për’puthen”, njofton Insajderi.

Pas disa fotografive që njëri nga ish-konkurrentët, Arjon Luli publikoi, e penalizuan atë dhe u përjashtua nga emisioni.

Pak javë më vonë, ajo nisi të shfaqej në intervista televizive, pastaj po në të njëjtën shtëpi ku po kërkonte dashurinë, në “Top Channel”, nisi të ishte pjesë e panelit të emisionit “Në trotuar”.

Nuk do të shkonte gjatë, dhe ajo zuri vend si opinioniste në “Përputhen Prime”, që transmetohet çdo të diel. Përveç saj, vend zuri edhe Shqipe Hysenaj krah Arjan Konomit.

Ky ndryshim ka ngritur shumë diskutime në rrjete sociale dhe ishte autorja e vetë programit, Olsa Muhameti nga e cila mësuam se Ana është zyrtarisht pjesë e stafit realizues të “Për’puthen”.

“Qfar osht tu ndodh me Ana 1 që është gjithkund në prapaskenë me ju dhe në xhirimet e takimeve?”, e pyeti Olsën një nga ndjekësit në Instagram.

“Le ta themi dhe këtë…@callmebeba është zyrtarisht pjesë e stafit realizues të “Për’puthen”, u përgjigj ajo.

Por as kjo eksperiencë nuk ka zgjatur shumë për Anën. Burime për “News31” kanë bërë me dije se Ana Lleshi është pushuar nga puna dhe nuk është më pjesë e stafit.

Një arsye akoma nuk është kuptuar, ndaj pritet të vijim të mësojmë se çfarë ka ndodhur mes ish-konkurrentes dhe stafit të emisionit. /Insajderi.com