Ana Oxa zyrtarisht një shtetase e Shqipërisë – Edi Rama i dhuron personalisht pasaportën

Ana Oxa zyrtarisht një shtetase e Shqipërisë – Edi Rama i dhuron personalisht pasaportën

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Ana Oxa (Hoxha) ishte e ftuara e radhës e Ardit Gjebreas, njofton Insajderi.

Intervista nuk u realizua në një studio. Të dy dolën në pazarin e vjetër të Krujës, prej edhe nga e ka origjininën këngëtarja e më pas vizituna edhe muzeun. Pak dinte ajo se aty më vonë do vinte Edi Rama me një dhuratë në xhepin e brendshëm të xhaketës së tij – pasaportën e saj shqiptare.

Kryeministri dhe këngëtarja përshëndeten teksa ajo më pas rrëfen se kjo është hera e parë po viziton muzeun e bukur të Krujës.

“Morëm vesh se ti je këtu”, i thotë Rama këngëtares. “Skënderbeu më dërgoi një mesazh. Teksa po flija sonte, m’u shfaq në ëndërr dhe më tha: ‘Është Ana Hoxha, jo Oxa’. Ana Hoxha në kështjellën time’”, vazhdon ai.

“Duhet të shkosh dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë time të madhe të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë”, thotë ai pak para se të nxjerrte nga xhepi pasaportën e këngëtares.

“Që nga ky çast je zyrtarisht një shqiptare”, i thotë ai.

Pjesën më të madhe të jetës së saj, Ana Oxa ka jetuar në Itali ku dhe ka zhvilluar karrierën e saj. Ajo asnjëherë nuk ka harruar rrënjët, duke aplikuar kështu edhe për pasaportën shqiptare. Tani këngëtarja jeton në Zvicër.

Më poshtë mund të ndiqni të plotë intervistën e saj dhe takimin me Edi Ramën. /Insajderi.com