Djali nga Peja, Andi Artani që ka disa muaj në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, u bë shpejt një nga personazhet më të diskutuar brenda formatit.
Ai tani do të jetë edhe protagonist në videoklipin e ri të Diona Fonës për këngën “Sheqer”, njofton Insajderi.
Diona Fona publikoi një klip të shkurtër nga videoklipi i ri, ku konkurrenti është interesi i saj romantik.
Sipas postimit të këngëtares, gjithçka është finalizuar dhe kënga e re me videoklip do të lansohet së shpejti. /Insajderi.com
View this post on Instagram