Ish-konkurrenti i emsionit ”Për’puthen”, Andi Artani, është një nga djemtë më të njohur tashmë në showbizin shqiptar, shkruan Insajderi.
Andi si duket ka mësuar çdo “lëvizje” për të marrë vëmendjen e duhur nga fansat e tij.
Ai tani është pjesë e ekranit si prezantues në emisionin “Natë Vere” të cilin e ka startuar tashmë e ca ditë.
Andi ka marrë shumë komplimente për emisionin dhe së fundmi e ka përgëzuar dhe Diona Fona.
Këngëtarja ka postuar një foto në rrjete sociale duke e uruar atë për sfidën e re te tij.
Ndërsa, ai ia ka kthyer duke i bërë një ftesë publike për në emision.
“Faleminderit! Kur po na vjen?”, i ka shkruar ai.
Kujtojmë që Andi ka qenë pjesë e klipit të Dionës, ku është përfolura shumë.
Në media ka qarkulluar lajmi që arsyeja e ndarjes mes tij dhe Jasminës ka qene Diona, por një gjë e tillë është mohuar nga këta dy./Insajderi.com