Andi nuk e takoi dot gjyshin e Teas por Bearti po – çfarë komenti i dha për të dashurin?

Andi nuk e takoi dot gjyshin e Teas por Bearti po – çfarë komenti i dha për të dashurin?

Gjatë edicionit special të fund vitit në “Për’puthen”, shumë nga konkurrentët ftuan familjarët e tyre të ishin pjesë e studios dhe të na prezantonin në një frymë më ndryshe djemtë dhe vajzat, njofton Insajderi.

Mamaja e Andi Shehut erdhi në studi ku tha se ajo pëlqente shumë përputhjen e djalit të saj me Tean dhe tha se kishin një raport shumë të mirë. Këtu nisi edhe batuta në rrjete sociale që ajo të ftonte gjyshin e saj, ta njoftonte me Andin.

Tea kishte thënë që asnjë djalë nuk do ia mbushte syrin gjyshit të saj, po këtu bën përjashtim Bearti. Ai ka takuar të dashurin e saj, sipas një postimi që Tea ndau në Instagram. Gjithashtu ajo ndau edhe një fotografi të përbashkët, duke shkruar që atij i pëlqeu Bearti.

Data e sotme përkon me Ditën e Shën Valentinit, dhe natyrisht që çifti i lumtur duhet të kenë plane. Në një postim në Instagram, ajo zbuloi se do bëjnë një udhëtim drejt Vlorës, tashmë që janë kthyer nga Durrësi dhe po qëndrojnë në Tiranë. /Insajderi.com