Andrra Destani na prezanton me foshnjën e saj përmes ekos 3D

Andrra Destani na prezanton me foshnjën e saj përmes ekos 3D

Andrra Destani, bashkëshortja e Sinan Hoxhës është shtatzënë për të dytën herë. Çifti, prindër tashmë po presin të vijë në jetë një djalë, njofton Insajderi.

Pas disa javësh që ata mohonin thashethemet se ishin në pritje të ëmbël, ishte Andrra që konfirmoi lajmin me anë të një postimi në Instagram duke ndarë fotografi me barkun e rrumbullakosur.

“Kete fundvit, esenca e atmosferes festive ne familjen tone eshte pohimi i lutjeve te Ansit! Falenderuese pafund Zotit, per dhuraten me te bukur te Ansit, nje vella… Nje perkedhelje e embel per Ansin po vjen…”, shkroi Andrra.

Ajo është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe foshnja pritet të vijë në jetë në mars. Së fundmi ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram fotografinë e ekos 3D, ku vërehen fare mirë të gjitha tiparet fizike të bebit.

“Mezi po pres të të takoj”, përshkruan ajo postimin.

Andrra dhe Sinani së pari herë u bënë prindër në vitin 2016 dhe martesa e tyre u bekua me një djalë që i lanë emrin Ansi. Pesë vjetorin ai do ta festojë si vëllai i madh i familjes. /Insajderi.com