Në Pallatin e Baknighamit, princi Charles e dekoroi anëtarin më të vjetër dhe të mbijetuarin e fundit të grupit Barry Gibb.

Princi Charles e dekoroi dje me titullin “Ser” (Kalorës) anëtarin e vetëm të gjallë dhe më të vjetër të rok grupit të famshëm “Bee Gees” në Pallatin e Bakinghamit.
Me këtë rast Gibb ka thënë se shpreson që dy vëllezërit e tij të ndjerë Robin dhe Morris, anëtarët tjerë të grupit, janë krenarë për të, ka transmetuar AP.
“Sikur të mos i kisha vëllezërit, unë nuk do të isha këtu”, ka thënë Gibb kur i dorëzoi princi Charles titullin e kalorësit.
Gibb, i cili tani e tutje do të quhet “Ser Barry”, ka thënë se të fitosh këtë nder është “nga pak joreale”.
“Ky është shpërblimi i madh të cilin kultura mund t’ju ofrojë dhe kjo është diçka për çfarë jam shumë krenar”, ka thënë Gibb.
Barry Gibb është anëtari i fundit i gjallë i treshit të famshëm, i cili në fund të viteve 1970-ta ka pasur mega hite siç janë “How deep is your love”, “Stayin’ alive”, “Tragedy”…
Morris Gibb ka vdekur në vitin 2003, ndërsa Robin në vitin 2012./Insajderi.com.