Dragos Savulescu, bashkëshorti i Angela Martinit, javë më parë u arrestua nga policia greke.
Ai u arrestua në Mykonos bashkë me një tjetër person dhe është liruar vetëm një ditë më vonë, pasi që u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali.
Pas gjithë kësaj situate, Angela së fundi ka dhënë intervistë ekskluzive për “Antena Stars” në Rumani
Modelja ka treguar për gjithë ngjarjen derisa tha se ka përjetuar momente të pakëndshme.
Ajo deklaroi se përfshirja e burrit të saj ka të bëjë më çështje politike.
“Ishim me miq në restorant dhe një person në rroba civile jo si polic, nuk e kishim parë më herët, erdhi tek bashkëshorti im dhe i tha: “A je Dragos Savulescu”. Reagimi i parë, e ula poshtë burrin kur u ulë dhe i thashë atij: “Më trego letrat”. Kam avokatët më të mirë në botë në të gjithë botën, të kompanive më të mira për mbrojtje juridike. Me të gjithë që jemi konsultuar kanë thënë kjo [rasti] është shaka. Kjo nuk është e drejtë. Është abuzim i madh. Po flasim për një ngjarje të para 19 viteve. 2002. Burri im ishte 28 vjeç, sot është gati për t’u bërë 48. Kjo çfarë po flasim ishte çështje politike për shkak të përfshirjes së një prej njerëzve. Dragos ishte një nga 36 njerëzit. Ai u përfshi disi sepse s’ka prova për Dragos”, ka thënë Angela.
Tutje, modelja shton: “Ai është dashuria e jetës time. Po të ishte ndryshe, nuk do kaloja nëpër këtë ferr. Edhe po të ma thoshte Dragos në fillim një ngjarje të tillë si film unë sërish do shkoja pas tij prapë”.
“Ishte e vështirë por e përballova ndryshe. Nuk po them se s’ka pasur momente kur kam qarë, kur nuk haja, isha e stresuar por sa gjatë mund ta bësh këtë? Duhet të luftosh apo të qash dhe të mos bësh asgjë. Zgjodha të luftoj. Jam krenare me karakterin tim. Nuk ja vlen asgjë më shumë se lufta për të vërtetën dhe dashurinë”, tha ajo.
Biznesmeni, Savulescu u martua me Angela Martini në dhjetor të vitit 2017.
Ish Miss Universe Albania në 2010, Angela është gruaja e dytë e Dragoș./Insajderi.com