Angelina Jolie akuzon Brad Pitt-in për dhunë në familje

Angelina Jolie akuzon Brad Pitt-in për dhunë në familje
Burimi i fotografisë: Kevin Winter/Getty

Aktorja Angelina Jolie ka paraqitur dokumente të reja në procedurat e saj të vazhdueshme të divorcit, duke pretenduar se Brad Pitt ishte abuziv gjatë martesës së tyre.

Sipas “Us Weekly”, paraqitja e 12 marsit nuk i detajon akuzat, por thotë se Jolie është e gatshme të sigurojë “prova dhe autoritet në mbështetje” të pretendimeve, njofton Insajderi.

Dokumenti thotë se të dy Jolie dhe “fëmijët e mitur” – me sa duket gjashtë fëmijët e saj – janë të gatshëm të dëshmojnë.

Një burim pa emër i afërt me Pitt tha për  Us Ëeekly se dokumentet ishin rrjedhur strategjikisht për të lënduar atë, dhe se Jolie më parë ka bërë pretendime në lidhje me aktorin që më vonë doli se ishin të pabazuara. /Insajderi.com