Angelina Jolie është e mllefosur me Brad Pitt, i cili e ka dërguar të dashurën e re pronën e tyre të përbashkët

Angelina Jolie është e mllefosur me Brad Pitt, i cili e ka dërguar të dashurën e re pronën e tyre të përbashkët

Brad Pitt është duke qëndruar së bashku me të dashurën e tij të re Nicole Poturalski, në pronën e përbashkët me ish gruan e tij Angelina Jolie.

Prona në fjalë ndodhet në jug të Francës, Chateau Miraval, është një vreshtë me vlerë prej 50 milion funtash, të cilën e kanë blerë bashkë me Angelinën dhe ku kanë jetuar përderisa kanë qenë të martuar.

Një burim ka thënë për The Sunday Mirror se Angie “është e mllefosur dhe pa fjalë që Brad ka rënë kaq poshtë. Ajo kishte shpresë që ata mund të bijnë dakord pas një verë plot me zënka, mirëpo kjo nuk do të ndodh tani. Angelina është e neveritur që ai po shëtit nëpër Evropë me të dashurën publikisht, ne vend se t’i mbajë gjërat private lidhur me jetën e tij private”.

Brad dhe Angelina janë martuar në këtë shtëpi në vitin 2014, në prani të fëmijëve të tyre Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakëve Vivienne dhe Knox./Insajderi.com