Angelina Jolie kërkon të ktheher sërish me Brad Pitt

Angelina Jolie kërkon të ktheher sërish me Brad Pitt

Kanë kaluar dy vite e gjysmë që nga divorci i çiftit të Hollywoodit.

Aktorja Angelina Jolie ka ndryshuar qëndrimin ndaj ish-partnerit të saj, pasi dëshiron që ai t’i bashkëngjitet sërish familjes.

“Angelina ja ka bërë të qartë Brad se dëshiron të kthehet me të,”-tha një burim për The Sun.

Mediat e huaja thanë se kjo është arsyeja pse aktorja është duke e lënë anash negociatat e divorcit.

Çifti janë prindër të gjashtë fëmijëve Maddox, 17 vjeç, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 12 dhe 10-vjeçarët binjakë Knox dhe Vivienne.

Por sipas the Sun Pitt do të mbajë kontakte me ish-partneren vetëm për hirë të fëmijëve dhe nuk mendon për ribashkim.