Një botim i fundit i “New Idea” raportoi se Angelina Jolie ka nisur një lidhje romantike me DJ Diplo. Një postim i fundit i artisti të Instagram, tregonte aktoren në një festë. Sipas tabloidit, Jolie ishte në një takim romantik me DJ-in, kohën kur u shkrep fotografia.
Pasi fotografia shkrep, tabloidi supozohet se iu drejtua burimeve pranë Jolie. Botimi këmbëngul se fëmijët e Jolie tashmë janë takuar dhe janë afruar me Diplo. “Miqtë” e Jolie siguruan tabloidin, “Fëmijët mendojnë se Diplo është Zoti, kështu që nuk ka dyshim se ata do ta miratojnë lidhjen – veçanërisht duke parë nënën e tyre të ngurtë të lirohet pak”.
Sipas “Gossip Cop”, ky raportim nuk është aspaki vërtetë, njofton Insajderi. E gjitha filloi për shkak të fotos së Jolie që ai ndau në Instagram, por këtu mbarojnë provat. Burimet e dyshuar të tabloidit nuk dhanë prova të mëtejshme, përkundrazi, duke përshkruar jetën në shtëpi të Jolie në detaje të dyshimta.
Raporte të tjera pohojnë se Jolie dhe Diplo thjesht ishin në të njëjtin aheng, por nuk ka asnjë arsye të sugjerojë që ata shkuan së bashku ose ishin në një takim.
Jolie nuk ka qenë e lidhur me askënd që kur ajo bëri kërkesë për divorc nga Brad Pitt në vitin 2016, dhe përfshirja e saj e pretenduar me Diplo nuk duket e mundshme. Aktorja deklaroi në një intervistë të fundit për Vogue se ajo është shumë më e përqendruar në familjen e saj se gjithçka tjetër.
Për më tepër, një burim i afërt me situatën konfirmoi me Gossip Cop se nuk kishte asnjë të vërtetë në histori, dhe Jolie nuk është e përfshirë me Diplo. /Insajderi.com