Angelina Jolie po shet dhuratën e Brad Pitt – pikturën e vetme të Winston Churchill gjatë luftës

Angelina Jolie po shet dhuratën e Brad Pitt – pikturën e vetme të Winston Churchill gjatë luftës

Aktorja e njohur, Angelina Jolie po shet pikturën e vetme të krijuar nga Kryeministri Britanik, Winston Churchill, gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila pritet të arrijë në 2.5 milionë (3.4 milionë dollarë) në ankand, transmeton Insajderi.

Churchill pikturoi “Kullën e Xhamisë Koutoubia” në Marrakech, Marok, pasi mori pjesë në Konferencën e Casablancas në janar të vitit 1943, dhe ia dha Presidentit të SHBA-së, Franklin D. Roosevelt.

Aktori Brad Pitt e bleu pikturën në 2011 nga tregtari i antikitetit të nivelit të lartë MS Rau për Jolie, sipas një burimi me njohuri të shitjes, raporton CNN.

Churchill fillimisht krijoi pikturën menjëherë pas samitit të kohës së luftës, gjatë së cilës ai dhe Roosevelt formuluan fazën tjetër të strategjisë së tyre për të mposhtur Gjermaninë naziste.

Në fund të fundit ajo gjeti rrugën e saj në koleksionin e Jolie të veprave artistike, dhe pritet të shitet këtë vit.

“Është e vetmja vepër që Churchill pikturoi gjatë luftës, mbase e inkurajuar nga përparimi i fundit i bërë nga Aleatët në atë që ai e konsideronte si një nga vendet më të bukura që kishte hasur,”, tha Nick Orchard, kreu i artit modern britanik në ankand, shtëpia Christie’s.

“‘Kulla e Xhamisë Koutoubia’ është pa dyshim piktura më e mirë nga Winston Churchill për shkak të domethënies së temës për të dhe faktit që thekson rëndësinë e miqësisë midis dy udhëheqësve,” tha tutje Orchard.

Veprat artistike pritet të dalin në shitje në 1 Mars.

Çifti Jolie dhe Pitt, u ndanë më 2016 pas dy vitesh martesë dhe divorci i tyre është ende në vazhdim. /Insajderi.com