Angelina Jolie shet për miliona dollarë një nga dhuratat e Brad Pitt

Angelina Jolie shet për miliona dollarë një nga dhuratat e Brad Pitt

 

Angelina Jolie shiti një pikturë të Winston Churchill që Brad Pitt i bleu asaj si një dhuratë për 11.5 milionë dollarë të hënën, shkruan Page Six, transmeton Insajderi.

Pikturai ishte dhuruar Jolie nga bashkëshorti i saj Pitt, i cili e bleu atë për 2.95 milionë dollarë në vitin 2011 nga një tregtar antik i New Orleans.

Raportimet të hënën thanë se piktura e Churchillit e vitit 1943, “Kulla e Xhamisë Koutoubia”, u shit për një çmim rekord tek një ofertues belg misterioz në ankandin e Christie’s “Modern British Art Evening Sale” në Londër.

Aktorja nuk ka komentuar pse po shiste dhuratën nga ish-i i saj. Divorci i Jolie dhe Pitt është zvarritur prej vitesh, që kur ata njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2016. /Insajderi.com