
Angelina Jolie gjatë ditës së sotme (e diel) feston ditëlindjen e 46-të, shkruan Insajderi.
Në disa fotografi të siguruara nga MailOnline, bukuroshja brune është parë në një restorant në Los Angeles.
Ajo shihet e shoqëruar me fëmijët e saj, derisa po shijonte darken.
Angelina kishte të veshur një fustan të verdhë me një pamje shumë natyrale.
Aktorja me parë ka qenë e martuar me Brad Pitt, ku të njëjtit ishin në proces gjyqësor për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Në fund të majit, gjykata vendosi që Brad dhe Angelina do të kenë të përbashkët kujdestarinë e të gjithë fëmijëve të tyre, me përjashtim të Maddox, i cili nuk është më i mitur./Insajderi.com