Angelina Jolie thotë se askush nuk e njeh si është në të vërtetë, përpos fëmijëve të saj

Angelina Jolie thotë se askush nuk e njeh si është në të vërtetë, përpos fëmijëve të saj

Angelina Jolie thotë se vetëm fëmijët e saj e njohin se si është në të vërtetë.

Aktorja ka 6 fëmijë me ish bashkëshortin e saj Brad Pitt, me të cilin ajo sot do të festonte përvjetorin e 6 të martesës nëse do të ishin bashkë, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Fatkeqësisht ata u ndanë në shtator 2016, 12 vite pasi u takuan dhe u dashuruan në setin e xhirimeve të Mr &Ms Smith në kohë kur ai ishte i martuar me Jennifer Aniston.

Por pavarësisht se adhuruesit mendojnë se e njohin, ajo thotë që vetëm fëmijët e saj e njohin me të vërtetë.

Brad dhe Angelina kanë 3 fëmijë biologjik dhe tre të adoptuar dhe mbeten prindër të dedikuar të Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne.

Në një intervistë kur po fliste për filmin e saj të ri të Disney “The One and Only Ivan”.

Angelina e bëri produksionin e filmit, ngjarja e të cilit është bazuar në novelën e Katherina Applegate.

Filmi tregon historine e një gorille të quajtur Ivan, që ka aftësi artistike dhe një elefanti që po plaket të quajtur Ruby.

Angelina tha se morali i historisë së filmit është për mbajtjen e premtimeve.

Ajo tregoi se të gjithë në shtëpi e kishin lexuar bashkë librin dhe kanë diskutuar pse ishte special.

“Mendoj që shumë njerëz mund të ndërlidhen me këtë gjë. Kur ka shumë pritje lidhur me si njerëzit mendojnë që duhet të jetë një përson dhe nuk kanë miq apo liri për të shprehur se kush janë…”

E pyetur nëse kjo gjë ka ndodhur në jetën e saj, Angelina tha: “Unë jam kush jam, sepse nuk di të jem dikush tjetër. Por nëse më pyet, a më njohin njerëzit vërtetë? Mendoj që vetëm fëmijët e mi më njohin vërtetë./Insajderi.com