Angelina Jolie viziton Namibinë me vajzën Shiloh

Angelina Jolie viziton Namibinë me vajzën Shiloh

Aktorja e njohur e Hollivudit Angelina Jolie, vajzën e parë  Shiloh Nouvel e lindi më 27 maj 2006, në Swakopmund të Namibisë.

Për nderë të lindjes së vajzës në Namibi, Jolie themeloi një strehimore të re për kafshët e egra në vend. Strehimorja mori emrin sipas vajzës, “Shiloh Wildlife Sanctuary”.

Strehimorja dhe fëmijët që qëndrojnë në “Shiloh Wildlife Sanctuary” janë vizituar së fundmi nga aktorja e famshme.

Kjo seli mori emrin sipas 11-vjeçares, është pjesë e Fondacionit “N/ a’an ku se”, shkruan Daily Mail.

Strehimorja e re është financuar nga Fondacioni Jolie-Pitt, dhe çifti i kurorëzuar në vitin 2011 dhuruan një grant prej 2 milion dollarësh.