Anglishtja e Jonida Maliqit sikur e Hashim Thaçit

Anglishtja e Jonida Maliqit sikur e Hashim Thaçit

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi siç dihet ditën e nesërme do të këndojë këngën “Ktheju Tokës” në gjysmë finalen e dytë të Eurovizion. Këngëtarja gjatë gjithë kësaj kohe ka marrë pjesë në një sërë eventesh dhe ka dhënë shumë intervista ku ka folur për eksperiencën e saj.

Megjithatë, orët e fundit në rrjetet sociale po qarkullojnë disa video të Jonidës të shkëputura nga intervistat e saj ku shihet se këngëtarja është ngatërruar me anglishten teksa ka qenë duke i shpjeguar gazetares diçka.

Jonida është ngatërruar disa herë gjatë konferencës për shtyp, duke mos gjetur fjalën e përshtatshme për të thënë “Fasadë”. Ajo ka ngatërruar fjalët, duke i thënë herë shqip dhe herë në anglisht.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shumë herë ka qenë temë diskutimi për shkak të problemeve me anglishten, sidomos me shqiptimin e saj.