Ankthi femëror prej përdhunimit

Ankthi femëror prej përdhunimit

Të gjitha gratë, në një mënyrë apo tjetër janë ose mund të jenë viktima të përdhunimit. Dhuna është di[ka që mund të ndodh prej një momenti në tjetrin. Gratë që nuk janë përdhunuar kurrë, provojnë shpesh ankthe të ngjashme me të atyre që janë përdhunuar. Ato mund të kenë frikë të dalin vetëm natën në rrugë plot me njerëz dhe mund të jenë njelloj të frikësuar edhe kur janë në shtëpinë apo apartamentin e tyre.

Duke theksura lidhjet e ngushta midis përdhunimit dhe seksualitetit mashkullor tradicional, disa studiues të psikologjisë femëror,  argumentojnë se përdhunimi është pjesë e një sistemi mashkullor të frikësimit, që i mban te gjitha gratë nën frikë.

Ato që nuk janë përdhunuar ndikohen nga ankthet e provokuara në këtë mënyrë, edhe nga nevoja për të qenë shumë më të kujdesshme se burrat në aspektet e përditshme të jetës.

Listat e gjërave të cilat udhëzojnë atë “ që duhet bërë“ dhe “atë që nuk duhet bërë“ për të ulur rrezikun e përdhunimmit është e ndyshueshme në varësi të situatës. Përdhunimi është një krim që ndikon në sjelljen e të gjitha grave, dhe si i tillë duhet ndëshlkuar.