Anna Wintour ndahet nga burri pas 20 vitesh martesë

Anna Wintour ndahet nga burri pas 20 vitesh martesë

Anna Wintour dhe milioneri i telekomit Shelby Bryan janë ndarë pas më shumë se 20 vitesh së bashku.

Mediat kishin raportuar më parë se gjërat ishin ftohur midis çiftit të fuqishëm dhe se ata nuk ishin parë në publik së bashku për disa kohë. Por pastaj këto deklarata u mohuan.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi ndarjen, por nëpër qytet thuhet se Bryan ishte kthyer te ish-gruaja e tij Katherine Bryan, burri i së cilës, bankieri i investimeve Damon Mezzacappa, vdiq në 2015.

Por burime pranë Katherine thane për Page Six se ajo nuk është përsëri me Bryan.

“Katherine dhe Shelby kanë fëmijë së bashku dhe janë miq. Kjo është e gjitha “, tha një burim kur u pyet në lidhje me ribashkimin./Insajderi.com

Burimi: Page Six