Anonymous thotë se aplikacioni TikTok është një operacion masiv spiunimi

Anonymous thotë se aplikacioni TikTok është një operacion masiv spiunimi

Një nga grupet më të pazakonta që bën fushatë kundër TikTok është grupi (h)aktivist i sapo zgjuar Anonymous, njofton Insajderi.

“Fshij tani TikTok-un,”shkruan llogaria e grupit në Twitter, “nëse e njihni dikë që po e përdor atë, sqarojuni atyre se aplikacioni që operohet nga qeveria kineze po kryen një operacion masiv spiunimi”.

Anonymous thotë se TikTok është një operacion masiv

Dan Okopny, një administrues sistemi nga Kalifornia, është bërë viral me postimin e tij lidhur me TikTok. Pasi studioi platformën në aspektin inxhinierik, ai thotë se TikTok nuk është asgjë veçse një shërbim për mbledhjen e të dhënave, i maskuar mirë si një rrjet social. Aplikacioni raportohet se gjurmon pajisjet harduerike dhe softuerike të telefonave dhe mund të shohë edhe cilat aplikacione të tjera ka të instaluar përdoruesi. Këtë e pohon dhe Anonymous, të cilët thonë se TikTok po mbledh të dhëna për fëmijë dhe adoleshentë për të parë zhvillimin e tyre në treg dhe politik, me qëllim krijimin e metodologjive më të mira për t’i mbajtur ata “pas vetes” për 5-10 vitet e ardhshme.

Problematikë edhe më e madhe është mungesa e kontrollit të këtij aplikacioni nga fëmijët. Zhvilluesit tregojnë se si burra të moshuar kanë kontakt të drejtpërdrejtë me fëmijët në këtë platformë.

India, e cila ka më së shumti shkarkime të TikTok jashtë Kinës, njoftoi në fund të javës së kaluar se do të ndalojë platformën së famshme për ndarjen e videove dhe disa aplikacione të tjera kineze, duke thënë se ato paraqesin një “kërcënim për sovranitetin dhe integritetin”. /Insajderi.com