
Ish-konkurrentja e emisionit ‘Përputhen’, Antonela Berisha, ka bërë një deklaratë të papritur. Ajo tha se vera e fundit që ka kaluar me ish-të dashurin e saj, për të ishte shumë e mërzitshme.
Ajo tha se ai ishte aq xheloz sa madje nuk e linte as të shkonte në tualet.
“Vera e fundit ka qenë shumë e mërzitshme, kur isha në çift, sepse nuk u kënaqa fare, isha vetëm me të”, tha ajo.
“S’kisha çfarë të bëja”, u shpreh ajo në “E diell”.
“Ishte yll, dy metra, biond, sy jeshil, por ishte shumë xheloz, thoshte ‘Pse shkove në tualet?’. Nuk isha komode që të kënaqesha”, tha Antonela. /Insajderi.com