Anulohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel për shkak të Covid-19

Anulohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel për shkak të Covid-19

Edhe një eveniment tjetër që u anulua për shkak të Covid-19, është ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel.

Lars Heinkensten, drejtori i Fonacionit Nobel tha: “Java e Nobelit nuk do të mbahet sikur zakonisht, për shkak të pandemisë me Covid-19. Ky është një vit në të cilin të gjithë duhet të bëjmë sakrifica dhe duhet të u përmbahemi masave dhe sanksionve për hir të të mirës së përbashkët. Fituesit e çmimeve do të marrin një vëmendje të ndryshme kësaj radhe.”

Fituesit do të shpallen në tetor por ende nuk është e qartë se në cilin format do të mbahet kjo ceremoni./Insajderi.com