Anulohet divorci? Çifti i famshëm ribashkohen

Anulohet divorci? Çifti i famshëm ribashkohen

Është e paqartë se si qëndron procedura për divorc, e çiftit të famshëm Cardi B dhe Offset.

Pasi lajmi se çifti po divorcohen u bë publik, ata u panë së bashku duke shkëmbyer puthje dhe përqafime në festën e ditëlindjes së reperes, njofton Insajderi.

Në një video të re në Instagram Live, ajo shpjegoi pse u pajtuan kur reperja fituese e cmimit “Grammy” festoi 28-vjetorin në një festë të madhe në Las Vegas.

“Dëgjoni të gjithë, unë jam e çmendur. E dini se si grindem me ju në rrjete sociale? Ashtu jemi edhe ne, unë dhe mashkulli im. Kështu që kur ju thoni se unë bëj këso gjërash për vëmendje, jo, unë jam thjesht e çmendur. Një ditë jam e lumtur, ditën tjetër dua ta zhdëp në dru. Pastaj më mungon… është e vështirë të mos flasësh me mikun tënd më të mirë. Është e vështirë mos ta kem në shtrat”, tha ajo ndër tjerash.

Bashkëshorti i dha dhuratë një makinë “Rolls-Royce” që kushton rreth 300.000 dollarë. Makina erdhi i pajisur me një karrike 8.000 dollarësh për vajzën e tyre dy-vjeçare, Kulture. /Insajderi.com

Burimi: Page Six