
Një koncert i Dua Lipës për të shënuar përvjetorin e parë të muzeut Louvre Abu Dhabi u anullua për shkak të stuhisë së madhe të shiut. Dua Lipa duhej të performonte në muze, por pas erërave të forta dhe shiut që përfshiu Abu Dhabin, koncerti nuk u zhvillua.
“Për shkak të motit aktual të keq në Abu Dhabi, ne kemi anuluar koncertin e Dua Lipës. Shëndeti dhe siguria e vizitorëve tanë është prioriteti ynë,”-thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të muzeut në Twitter.
Ndërsa fansat duhet të ruajnë biletat e tyre deri në një njoftim të dytë për zhvillimin e koncertit.
Gjithashtu edhe Dua bëri njoftimin me anë të një postimi në rrjetin e saj social “Instagram”/Insajderi.com