Anxhela Peristeri flet pas garës në Eurovision

Anxhela Peristeri flet pas garës në Eurovision

Të shtunën mbrëma është mbajtur nata finale e Eurovision 2021 në Rotterdam të Holandës, ku Anxhela Peristeri e përfaqësoi Shqipërinë, shkruan Insajderi.

Ajo nuk arriti të fitonte këtë edicion duke u renditur në vendin e 21-të me gjithsej 57 pikë.

Pas kësaj, Anxhela nëpërmjet Instagramit i ka falënderuar të gjithë mbështetësit e saj dhe ka thënë së kjo është një ndër eksperiencat më të bukura në karrierën e saj.

“Ju jam shumë mirënjohëse dhe sinqerisht është ndjesia më e bukur që kam përjetuar gjatë gjithë karrierës sime”.

Ajo ka thënë se nuk është mërzitur për humbjen dhe që ka shijuar çdo moment të kësaj nate.

Fitues i edicionit të sivjetmë në Eurovision është Italia me 318 pikë./Insajderi.com