Anxhela Peristeri i pagoi vetë të gjitha shpenzimet e “Eurosong”-it

Anxhela Peristeri i pagoi vetë të gjitha shpenzimet e “Eurosong”-it

Anxhela Peristeri, është këngëtarja e cila e përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e këtij viti në Festivalin Evropian të Këngës.

Ylli i muzikës ka performuar me këngën “Karma”, duke shkaktuar emocione të forta te publiku, por që nuk arriti rezultat të kënaqshëm. Ajo u radhit në vendin e 21-të mes 26 shteteve finaliste.

Anxhela pati performancë spektakolare me lëvizjet e saj të përshtatura me efektet vizuale që shfaqeshin prapa saj, me shumë detaje, duke e bërë të shkëlqente.

Për këtë performancë patjetër që duhet dhe një financim, dhe duke pasur parasysh që Radio Televizioni Shqiptar ka buxhetin e kufizuar për prezantimet në “Eurovison”, Olti Curri ka zbuluar se kush i ka mbuluar shpenzimet.

Tekstshkruesi i këngës tregoi se këngëtarja i ka mbuluar të gjitha shpenzimet në lidhje me performancën.

Në emisionin “Tempora”, ai ka thënë: “Ky buxhet është përballuar nga Anxhela. Ajo ka pasur dëshirë dhe e ka mbuluar. Buxheti nuk është i vogël”.

Ai ka treguar se Anxhela është ftuar për një koncert në Rusi, menjëherë pas performancës në festival. /Insajderi.com