Anxhela Peristeri tregon se si arriti të humbasë 20 kilogramë

Anxhela Peristeri tregon se si arriti të humbasë 20 kilogramë

Këngëtarja Anxhela Peristeri është një nga personazhet më të dashur për publikun. Kjo duket se i atribuohet edhe faktit që ajo është shumë e hapur në të gjitha intervistat që ajo realizon.

Së fundmi fansat kanë vërejtur një ndryshim në peshën e saj, e në një intervistë në emisionin “E Diell” në Top Channel ajo zbuloi se nga 85 kilogramë, tani peshorja e saj shënon 65 kilogramë, njofton Insajderi.

E gjitha u arrit, rrëfen Anxhela, pasi hoqi dorë nga buka e bardhë dhe anoi në një dietë më të shëndetshme.

“Hoqa dorë nga buka, sepse buka ka gluteni të frynë”, thotë ajo. Ndonjëherë kur përton të gatuajë porosit edhe jashtë por shumicën e kohës jo, “Porosis edhe ndonjëherë nga jashtë kur jam e lodhur por kryesisht vetë”.

Këngëtarja thotë së është e kënaqur me rezultatet e saj, por që synon të heqë edhe 3-4 kilogramë.

Sa i përket nepsit dhe ushqimeve të shpejta, ajo thotë se ka gjetur zgjidhjen edhe për këtë.

“Në përgjithësi marr gjëra që nuk shëndoshem, marr ato. Bëj kunguj në furrë, bulmetrat mua nuk më shëndoshin, sepse jam grupi gjakut 0 pozitiv. Kam edhe fruta të thata, që i kam për uri, funksionojnë”. /Insajderi.com