Arbana Osmani bën të ditur shumën që do ta marre fituesi i ‘Big Brother Vip’

Arbana Osmani bën të ditur shumën që do ta marre fituesi i ‘Big Brother Vip’

Ka tash e sa kohë që përflitet për organizimin e mundshëm të “Big Brother Albania VIP”.

E aludimeve iu dha fund të martën prezantuesja ikonike e formatit “Big Brother” në Shqipëri, Arbana Osmani, e cila tregoi se ai po rikthehet pas katër viteve.

Ajo është shprehur tejet e lumtur qe ky spektakël është duke u rikthyer përsëri.

Në lidhje më këtë Arbana ka hapur pyetësor në Instagram ky i është përgjigjur fansave për spektaklin.

Pyetjet ishin të shumta por ajo që ka renë në sy është kureshtja se sa do të fitojë personi që do të qëndrojë aty për 100 ditë pasi ta fitojë atë.

 

Deri më tani shifra më e lartë e ofruar në edicionet e kaluara ka qenë 100 milionë lek të vjetra, që të përkthyera në euro i binin 75 mijë euro.

Ndërkohë këtë vit, Osmani bën me dije se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota.

Shtëpia ku ata do të banojnë do të jetë tejet luksoze me hapësirë mbi 1500 metra katrorë, ku banorët VIP do të qëndrojnë për mbi 100 ditë.

 

Në anën tjetër, gazetari i showbizit, Eraldo Rexho, ka dhënë detaje në lidhje më organizimin e “Big Brother Vip”.

Ai në një intervistë për “Pushime On Top” tha se ky spektakël do të nisë në tetor dhe veç kësaj bëri të ditur se deri më tani janë përzgjedhur 90 për qind e banorëve pjesëmarrës./Insajderi.com