Arbana Osmani dhe partneri i saj mirëpresin në jetë foshnjën

Arbana Osmani dhe partneri i saj mirëpresin në jetë foshnjën

Arbana Osmani solli në jetë fëmijën e saj të dytë. Ky është edhe fëmija i parë për partnerin e saj, Aduart Grishajn, regjisorin e “Dua të të bëj të lumtur”, të cilin moderon Osmani, njofton Insajderi.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur Grishaj, me anë të një postimi në llogarinë tij në Instagram. “Lindi Dielli”, shkroi ai nën një foto ku shihet duke mbajtur të birin në duar.

View this post on Instagram

Lindi Dielli ☀️

A post shared by Eduart Grishaj (@eduartgrishaj) on

Nuk dihet ende nëse ky është emri i vogëlushit të çiftit apo vetëm një nofkë e lezetshme. Moderatorja, muaj më parë kishte thënë se emri do të ishte shqip.

Në anën tjetër, Osmani ende nuk ka publikuar asgjë në llogarinë e saj në Instagram, për ardhjen e bebit.

Por të reja do të shohim në vijim, tani që u nënkuptua se foshnja edhe nëna gëzojnë shëndet të mirë. Moderatorja është nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkëshortin Ardit Kero. /Insajderi.com