Arbana Osmani gjykohet në aftësitë e saj si nënë për faktin se vesh minifunde

Arbana Osmani gjykohet në aftësitë e saj si nënë për faktin se vesh minifunde

Një postim i moderatores Arbana Osmani, në të cilin ajo kujton kohën kur ajo kishte vizituar Shën Petersburgin, njofton Insajderi.

Ishte vetë rrjeti social që i kujtoi asaj se në këtë ditë para katër vjetësh ajo gjendej në një nga qytetet me të bukura në botë, siç e cilëson ajo.

“Instagrami më kujtoi që sot 4 vite më parë, kam vizituar për here të pare nje nga qytetet me te bukura ne bote, nje perralle, nje enderr, nje “must”; Shën Petersburg. Can’t wait to be back [sic]”, shkruan ajo nën një foto shumë të bukur vendosur në peisazhet e qytetit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Ndonëse të shumtë ishin ndjekës që komplimentonin pamjen e saj, kujtonin me mall udhëtimet në një botë pandemike, një nga komentuesit u nis nga veshja e moderatores për të gjykuar aftësitë e saj si nënë.

“Çfarë lloj nëne je ti që ke veshur dhe vesh gjithnjë minifunde?”, ka shkuar komentuesi në një anglishte të thyer.

Ndonëse një koment i tillë nuk do duhej të merrte aspak vëmendje, moderatorja ia ktheu.

“Një nënë shumë e lumtur”, ka replikuar Osmani në koment. /Insajderi.com