Arbana Osmani hasë në besëtytninë më të çuditshme për shtatzëni

Arbana Osmani hasë në besëtytninë më të çuditshme për shtatzëni

Shtatzënia është një kohë e pritjes së padurueshme e emocioneve, dhe nënat që shpesh duhet të bëjnë pyetje, shumë prej tyre, për fat të keq, bazohen në mit dhe paragjykim. Nëse pi kafe gjatë shtatëzënisë, a do të lindë fëmija im me njolla kafe? Nëse bëhem më e bukur do lind djalë? Ka mite, besëtytni dhe histori të vjetra të grave në lidhje me shtatzëninë, shumë prej tyre çuditërisht të pasakta e që shumë i besojnë.

Edhe Arbana Osmani, moderatorja e Top Chanel, hasi në një besëtytni të tillë. Ajo po pret fëmijën e saj të dytë me partnerin Eduart Grishaj, dhe një ndjekëse në Instagram i shkroi asaj, njofton Insajderi.

Moderatorja e cila ka pasion gatimin e pak kohë më parë botoi edhe librin e saj të parë me receta, kishte gatuar mish lepuri, që e kishte publikuar më pas në llogarinë e saj në Instagram.

Ndjekësja e lartpërmendur i kishte shkuar se nuk duhet të hajë mish lepuri gjatë shtatzëninë se pastaj ‘fëmija fle me sy hapur’ – të paktën nga anët që vjen ajo kështu thonë.

Besëtytnitë më të çuditshme për gratë

Në fakt shkenca nuk mbështet mite të tilla – mitet janë mite! Një grua shtatzënë mund të hajë çdo lloj mishi, përderisa ai zihet dhe gatuhet si duhet.

Në gjuhën mjekësore, gjumi me sy të hapur tek foshnjat quhet lagoftalmos. Megjithëse kjo gjendje besohet të jetë shkaktuar nga shkaqe trashëgimore ose mjekësore, askush nuk e di saktësisht pse disa sy të foshnjës mbesin të hapura pas gjumit – por që fajin nuk e ka mishi i lepurit. /Insajderi.com