Arbana Osmani na kujtoi të bëjmë një gjë që shpesh harrojmë

Arbana Osmani na kujtoi të bëjmë një gjë që shpesh harrojmë

Moderatorja, Arbana Osmani është tejet aktive në rrjetet e saj sociale, prezencë kjo që në rastin e saj e bën më të dashur për publikun. Shkak mund të themi se është përmbajtja e postimeve të saj.

E vetëm së fundmi, ajo i kujtoi vetes dhe ndjekësve të saj të bëjmë më shpesh foto me prindërit.

Shumica e përdoruesve të rrjeteve sociale si Instagram, janë më të preokupuar me estetikën e ballinës së llogarisë së tyre, sa që nganjëherë harrojnë qëllimin origjinal të fotove – krijimin dhe dokumentimin e ngjarjeve dhe momenteve jetësore.

Mirëpo moderatorja e së fundmi autorja e një libri të gatimeve, zakonisht përdor këto rrjete sociale të promovojë punën e saj dhe shpesh duke ndarë receta të shijshme gatimi.

Po ashtu para disa javësh i dha fund edhe thashethemeve për një shtatzëni, duke e konfirmuar atë në urimin e ditëlindjes së partnerit të saj, Eduart Grishaj.

Osmani është nënë edhe e një djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkëshortin aso kohe kishte shkruar, “Gëzuar ditëlindjen shpirti im binjak, shoku i ngushtë, njeriu që gëzon zemrën time, i cili së shpejti do të bëhet baba. Të dua”. /Insajderi.