Arbana Osmani tregon kë s’do ta bënte kurrë të lumtur

Arbana Osmani tregon kë s’do ta bënte kurrë të lumtur

Nëse ka një person që moderatorja Arbana Osmani s’do të mundohej ta bënte kurrë të lumtur, është një politikan.

Kështu është shprehur moderatorja pasi një ndjekës i ka kërkuar të ftojë një politikan në emisionin “Dua të të bëj të lumtur!”

“Aman fto ndonjë politikan aty, se është shtrënguar një çikë puna, e nuk vjedhin dot aq hapur, jepi pak lumturi”, i shkruan komentuesi, ndërkohë që Arbana ia kthen shkurt dhe qartë: “Kurrë!”

Kjo do të thotë që moderatorja nuk do të ftojë ndonjëherë ndonjë politikan në emisionin e saj edhe pse nga bota e artit janë bërë tashmë pjesë e surprizës, shumë të famshëm.