
Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, sot feston ditëlindjen, njofton Insajderi.
Ditë më parë, ajo solli në jetë një vajzë.
Fero dhe Arbenita u bënë prindër për herë të parë dhe vajzën e pagëzuan me emrin Nina.
Në ditën që solli në jetë vajzën, pati rast vdekje në familje. Modelja humbi babanë në ditën e saj më të lumtur.
Ndërsa, sot ajo feston ditëlindjen dhe vajza është dhurata më e bukur e kësaj feste.
Arbenita ka publikuar një Instastory ku shihet duke i ledhatuar këmbët e vajzës, dhe ka shkruar “Dhura më e bukur e ditëlindjes”./Insajderi.com