Arbenita feston ditëlindjen, e quan vajzën dhuratën më të bukur

Arbenita feston ditëlindjen, e quan vajzën dhuratën më të bukur

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, sot feston ditëlindjen, njofton Insajderi.

Ditë më parë, ajo solli në jetë një vajzë.

Fero dhe Arbenita u bënë prindër për herë të parë dhe vajzën e pagëzuan me emrin Nina.

Në ditën që solli në jetë vajzën, pati rast vdekje në familje. Modelja humbi babanë në ditën e saj më të lumtur.

Ndërsa, sot ajo feston ditëlindjen dhe vajza është dhurata më e bukur e kësaj feste.

Arbenita ka publikuar një Instastory ku shihet duke i ledhatuar këmbët e vajzës, dhe ka shkruar “Dhura më e bukur e ditëlindjes”./Insajderi.com

Babai i ndërroi jetë në ditën që lindi vajzën, Arbenita Ismajli e kujton të  ndjerin me këto foto