
Pak ditë më parë në media bëri bujë lajmi se ylli i shoë emisionit “Keeping up with the Kardashians”, Kim Kardashian paditi një kompani të njohur të rrobave për të cilën pozonte modelja shqiptare Arbenita Ismaili.
Në foton e shpërndar Arbenita shihej e veshur me një fustan identik të kopjuar nga Kim. Ditën e djeshme u përhap lajmi se Kim kishte fituar gjyqin dhe kishte marr 2.7 milionë dollarë nga kompania në fjalë.
Ndërkohë pak më parë ka reaguar edhe Arbenita nëpërmjet një postimi. Ajo ka shpërndar një lajm të medias së famshme MTV ku shihet fotografia e saj.
“Nuk e di nëse është e vërtetë, por unë jam në lajmet e MTV-së amerikane”, ka shkruar duke qeshur modelja e njohur shqiptare.