
Arbenita ia publikoi Feros një imazh, me të cilin tregon se si e shikon kur ajo gjendet para tij.
Arbenita dhe Fero janë ndër çiftet më të komentuara të shoubizit në vend.
Së fundi, modelja publikoi një fotografi bashkë me reperin, të cilën e kishin realizuar gjatë vizitës në Zvicër.
Por, në atë imazh ajo shfaqi Feron të habitur krejtësisht para bukurisë së të dashurës, të cilën po e mbante në prehër.
Teksa Arbenita po e shikonte duke buzëqeshur, Fero nuk përmbahej dhe po kafshonte buzën.
“Zonja, nëse partneri nuk ju shikon në këtë mënyrë, hedhne në mbeturina”, ka shkruar ajo sipër fotografisë së Feros.