Arbenita ndan momente intime me Feron

Arbenita ndan momente intime me Feron

Duket se çifti më i përfolur i showbiz-it shqiptar, Fero dhe Arbenita Ismajli, po kalojnë ditët më të lumtura krah njëri-tjetrit dhe ndihen më të dashuruar se kurrë.

Ata s’kanë ngurruar të ndajnë edhe disa momente romantike me fansat e tyre, të cilët presin me kuriozitet të madh çdo postim të çiftit në rrjete sociale.

Në InstaStory, Arbenita ndau një video shumë intime me Feron., duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Arbenita e ka shoqëruar videon me këngën e famshme “Dusk till dawn” të Zayn Malik dhe Sia-s.

Mesa duket, fjalët romantike të këngës ajo ia dedikon partnerit të saj, i cili ditën e djeshme e cilësoi Arbenitën “dashurinë e tij e përjetshme”.