Arbenita tradhëton Feron? Zbulohet historia sekrete e modeles me këngëtarin shqiptar

Arbenita tradhëton Feron? Zbulohet historia sekrete e modeles me këngëtarin shqiptar

Fero dhe modelja Arbenita Ismajli kanë qenë së fundmi në vëmendje të mediave për shkak se vetëm pak ditë më parë reperi dha lajmin se është ndarë nga modelja. Një gjë të tillë e hodhi menjëherë poshtë Arbenita e cila tha se gjithçka ishte një lojë nga ana e tyre.

Megjithatë së fundmi, reperi Aggro ka bërë lëmsh gjithë rrjetin teksa në një intervistë të fundit ka lënë të kuptohet se ai dhe Arbenita kanë një histori sekrete. Aggro ka publikuar pak kohë më parë një këngë të titulluar ‘Mon bebe’ ku i bën diss Feros dhe labelit të tij muzikor. Ai madje në tekst përmend edhe një takim me të dashurën e Feros, Arbenitën.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Panorama Plus’, Aggro ka treguar se si qëndron e vërteta e lidhjes së tij me Arbenitën. I pyetur për pe.ng.m.ar.rj.en e Arbenitës që përmendet në tekstin e këngës, reperi ka thënë:

“Nuk është e vërtetë pengmarrja. Është metaforë. Falë Zotit, nuk kam pasur nevojë të kap asnjë femër me zor! Kush ka dashur, ka ardhur vetë.”, ka treguar ai teksa më vonë është pyetur për takimin e tij me Arbenitën në Londër dhe se nëse ka pasur diçka mes tyre.

Me sa di unë, nuk kam qenë në Londër kurrë, por në Norvegji. Ama e lirë është bileta. Pastaj, mos harro, unë jam xhentelman! Mundet me ndodh, po ashtu më kanë ngatërruar me binjakun tim.”, ka thënë duke qeshur reperi duke lënë të kupohet se ata mund të jenë takuar.