Ardian Bujupi përfundon në spital

Ardian Bujupi përfundon në spital

Teksa të gjithë po prisnin të enjten për këngën e re “Baila Morena” të Ardian Bujupit, këngëtari ndau një lajm të keq në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka përfunduar i shtritë në spital i lidhur me një serum, njofton Insajderi. Ai nuk ndau shumë detaje të hospitalizimit të tij, përveç një fotografie ku shkruante, “Mbidozë”.

Pasi ai ka marrë veten, këngëtari ka publikuar edhe disa postime të tjera, duke shkruar se megjithëse i urren spitalet se asgjë nuk mund ta ndalë.

“I urrej spitalet. Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, shkruan ai në disa postime të ndara në InstaStory.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor që Bujupi ka publikuar është “Landebahn”, të cilin e solli në bashkëpunim me Vanessa Mai. /Insajderi.com