Ariana Grande dhe Dalton Gomez kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Lajmin e ka konfirmuar përfaqësuesi i Grande për “PEOPLE”.
“Ceremonia ishte e vogël me më pak se 20 persona, por me lumturi dhe plot dashuri. Çifti dhe të dy familjet nuk mund të ishin më të lumtur”.
Ceremonia ndodhi në shtëpinë e çiftit në Montecito, California.
“Të dy, Ari dhe Dalton e duan Monteciton. Ata kalojnë shumë kohë atje,” tha një burim për “PEOPLE”.
“Duket e natyrshme që ata do të martoheshin në shtëpinë e bukur dhe historike të Ariut.
27- vjeçarja, njoftoi fejesën e saj me Gomez, një agjent 25-vjeçar i pasurive të patundshme, në dhjetor kur ajo postoi një foto të unazës së saj së bashku me mbishkrimin, “Forever n then some”.
Ata së pari e bënë lidhjen e tyre zyrtare kur u shfaqën në videoklipin e këngës së Grande me Justin Bieber , “Stuck with U” në maj, e ndjekur nga një seri fotosh në qershor në Instagram./Insajderi.com