Ariani i nxorri “Ustain” Shqipës, dhe ai është Fationi?

Ariani i nxorri “Ustain” Shqipës, dhe ai është Fationi?

Në puntatën e sqarimeve në “Për’puthen”, pjesë e saj ishte dhe Shqipe Hysenaj e cila në mesin e përballjes me Tean pati edhe disa deklarata të forta.

Ish-konkurentja dha disa përgjigje përjetën e saj private, ajo bëri të ditur se nuk është më beqare.

Kur u pyet nga Bora nëse ka nisur ndonjë lidhje, Shqipja e sikletosur pranoi se po njeh dikë.

Por, ai që e zbuloi po thuajse tërësisht njohjen e saj ishte, Arjan Konomi, i cili duket se di diçka! Ai ka postuar një fotografi me Shqipen ku ka shkruar: “Shqipja e qetë dhe e qeshur. Mos vallë ka rënë në ndonjë usta? Po çfarë ustai do jetë?”

Ndërsa, Shqipja i ktheu përgjigje: ” Ahahaha o Arjan Konomi nuk të shpëton gjë”, kështu la të kuptojmë se vërtet ka rënë në një “usta”.

A mund të jetë ky “usta” Fationi?

Dyshimet i ka shtuar më shumë protagonistja kur publikoi një fotografi krah Fationit ku janë të përqafuar dhe ka etiketuar këtë të fundit dhe ka shkruar “Na mori frymën”.

Dyshja ishin shumë të afërt në ditëlindjen e Fationit e po ashtu dhe në festën e programit nuk mungoi afrimiteti.

Si duket dyshja kanë nisur diçka mes tyre por që nuk mund të themi diçka të sigurt pa u pranuar publikisht nga ana e tyre. /Insajderi.com