![Arilena Ara dhe Alban Skenderaj vijnë me një bashkëpunim](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/12/Capture-3-730x440.jpg)
Në këto ditë pandemie e trazirash sociale e politike, një gërshetim i zërave të Albanit dhe Arilenës ishte fiks ajo që na duhej.
“A i sheh” shënon bashkëpunimin e parë mes dyshes artistike, videoklipi i së cilës u realizua në Kosovë, dhe një pjesë e tij edhe në rivierën bregdetare shqiptare, njofton Insajderi.
Kënga është shumë ritmike ndërsa teksti i këndon një dashurie të përfunduar.
Më poshtë mund ta ndiqni të plotë këngën dhe videoklipin. /Insajderi.com