Arjan Konomi e kujton me lot të ndjerën Adelajda Xhamanin

Arjan Konomi e kujton me lot të ndjerën Adelajda Xhamanin

Këtë mbrëmje, Arjan Konomi ishte i ftuar me të gjithë konkurrentët e “Përputhen” në emisionin “Shiko Kush Luan” me Luana Vjollcën.

Për të u përgatit një sfidë që i shkonte fiks rolit që ai kishte pasur për vite në televizion – atë të opinionistit, njofton Insajderi.

Konomit i duhej të jepte një opinion për personazhin më të mirë dhe atë më pak të mire në fusha të ndryshme si prezantim, art, “Përputhen” e kur radha erdhi për “Big Brother”, ai zgjodhi të fliste për vetëm një personazh – atë më të mirin.

Teksa fillon e flet, sytë i shkëlqejnë nga lotët që i grumbulloheshin teksa kujton të ndjerën, Adelajda Xhamanin.

“Kjo është jeta dhe në jetë duhet të përpiqemi gjithmonë të luftojmë. Kështu ishte dhe Adela, u përpoq, erdhi nga një realitet i zi, i trishtuar, krijoi shumë polemika në televizion dhe çau pa e vrarë mendjen për atë që mendonte opinioni, për atë që u thonin njerëzit”, thotë ai.

Pas daljes nga formati “Big Brother”, Xhamani kishte nisur rrugëtimin e saj në gazetari, rrugëtim ky që u ndërpre nga vdekja e saj e papritur në moshën 31 vjeçare.

“Arriti një karrierë në televizion, në gazetari, por fati i saj ishte ky. Ndaj duhet të kërkojmë të luftojmë, pasi jeta është e shkurtër”, u shpreh Konomi.

“Ia kisha borxh Adelës”, përfundon ai.

Adelajda Xhamani që nga hyrja në format shpejt u bë një personazhet më të pëlqyera e më të diskutuara të publikut, edhe për lidhjen e saj brenda formatit me Bjordi Mejzinin.

Në tetor të vitit 2017, vdekja e saj e parakohshme tronditi publikun shqiptar. Shkaku i vdekjes ishte sulmi në zemër. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)