Arjola Demiri kishte qenë pjesë e emisionit”Ftese ne 5″me Bieta Sulon.Emision ky që e surprizoi Arjolen nga njerzit e saj më të dashur, e ndër ta ishte edhe shoqja e saj e ngushtë.
Ajo me atë rast e falenderoi atë, per mbështetjen që i kishte dhëne në momentët më të vështira të jetës së saj.
“Almona më ka thënë gjithmonë ‘ti vlen, çohu në këmbë, ti vlen’. Sigurisht që ka pasur nga ato momente kur mendoja se nuk vleja si nënë, mendoja se nuk vleja si grua, mendoja se nuk vleja si shoqe, por kjo është pjesë e të kaluarës”.
“Në atë fazën kur unë isha futur në atë depresionin tim të thellë, që nuk po gjeja një rrugëdalje, nuk po gjeja atë dritën e shpresës”, ka deklaruar ajo.