Aktorja e humorit, Arjola Demiri ka kujtuar nënën e saj me një postim në Instagram.
Ajo vizitoi varrin e të ëmës, e cila ndërroi jetë dy vjet më parë. Në një video të publikuar në rrjetin social, aktorja tregon varrin e nënës. Videoja u shoqërua me këngën e Elvana Gjatës, “Me ty”.
“2 vjet pa ty nanë, malli nanë, m’ka tha malli”, ka shkruar aktorja përkrah videos.
Më poshtë mund të shihni postimin e saj të plotë. /Insajderi.com